-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen replikat në GJKKO/ Veliaj: Bashkëshortja ime është përndjekur në mënyrë perverse

Kryesoret

Në seancën në Gjykatën e Posaçme mësohet se nuk janë ndalur replikat mes kreytarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt dhe prokurorit.

Veliaj ka thënë në gjykatë se akoma nuk e di arsyen se përse është arrestuar pasi ka punuar edhe të shtunave dhe të dielave duke i rënë në hak familjes. Ai ka dëshmuar se vila në Qerret nuk është e tyre dhe bashkëshortja e tij është përndjekur në mënyrë perverse.

“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuat qoftë ai që punon në këtë vend , se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”, ka thënë Veliaj.

Ndërsa prokurori i ka kërkuar që të ruajë etikën në komunikim.

Veliaj ka replikuar duke thënë: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën

Prokurori: Sepse i ke shkruar ne Facebook, këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.

Prokurori sërish: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit