Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është dërguar paraditen e së enjtes në paraburgimin e Durrësit. Dje, Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. GJKKO ka zbutur masën për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut.
Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore. Më poshtë 5Pyetjet.al po publikon një tjetër pjesë nga dosja e SPAK-ut ku çifti Veliaj-Xoxa.
Sipas prokurorit Ols Dado, Ajola Xoxa përmes një rrjeti OJF ka marrë në një episod mbi 16 milionë lekë nga bashkia e Tiranës për evente të ndryshme, por në fakt vetëm një është bërë dhe shuma ka qarkulluar fiktivisht duke i futur në xhep.
Pra, bashkia që drejton burri, financonte OJF-të e gruas. Sipas SPAK-ut, në krye të njërës prej këtyre OJF-ve, e cila është “Muza” Ajola Xoxa kishte vendosur një familjar të saj, Erald Simixhiu, por që de fakto e kontrollonte vetë.
Ekskluzive/ Dosja e plotë me 336 faqe me provat e SPAK-ut që arrestoi Erion Veliajn