-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 4 mln eurove në një bankë në Greqi, në kërkim dy persona nga Kosova

Kryesoret

Policia greke ka shpallur në kërkim dy persona nga Kosova, Basri Berisha alias Basri Ramadani 53 vjeç dhe Sinan Beqiroski alias Sinan Bekjiroski 54 vjeç. Ata në vitin 2008 në filialin e një banke në Kifisia, afër Athinës kanë vjedhur 4 milionë euro.

Sipas kronologjisë së ngjarjes që ka ndodhur 17 vite më parë, persona të panjohur pasi kanë thyer një dritare kanë hyrë në bankë dhe kanë hequr nga kasaforta qendrore para dhe sende me vlerë, vlera e të cilave kalonte 4.000.000 euro.

53-vjeçari, Ramadani aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Francë, dhe ka qenë në paraburgim nga autoritetet gjermane dhe të Kosovës për vepra të ngjashme.

Nga analizat krahasuese të mëpasshme të kryera nga stafi i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, rezultoi se Berisha ishte i përfshirë edhe në një tentativë vjedhjeje në vitin 2009 në një filial banke në Athinë si dhe në vjedhjen e një kasaforte dhe vjedhjen e një bankomati në vitin 2010 në një supermarket në Kretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit