-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LaCivita: Opozita do të fitojë, Shqipëria nuk ka nevojë për një qeveri që e drejton Sorosi

Kryesoret

Ish-shefi i fushatës së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të 2024-ës Chris LaCivita ka treguar se përse pranoi që të punojë për opozitën shqiptare. Chris LaCivita ka treguar se nuk ka qenë problem për të duke e ditur që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është i sankisonuar non grata në SHBA.

Ai ka shprehur që opozita është përballur me shumë gjëra që i takojnë së shkuarës por që së shpëejti do të ndryshojnë.

“Jo. Në fakt, pikërisht këto elemente e bënë kaq tërheqëse këtë garë dhe këtë mundësi. Në qoftë se kemi të bëjmë me të njëjtët persona të cilët e ndoqën penalisht Donald Trump-in, janë ata të cilët po ushtrojnë këto përndjekje ndaj shumë personave të tjerë, ndaj Berishës, personave të tjerë politikë këtu dhe në vende të tjera… prandaj ne duam t’i ndihmojmë konservatorët që t’i japim fund kësaj praktike.

Sikurse jam shprehur shpesh, që nga mesi i janarit, me Donald Trump-in, që kurse ai bëri betimin për në Shtëpinë e Bardhë, dhe si u bë president i Shteteve të Bashkuara… ne kemi një proverb në Amerikë, do të thotë “kemi një sherif të ri në qytet”. Dhe Donald Trump-i është “sherifi i ri”.

Dhe kjo gjen zbatim jo vetëm në skenën amerikane, por edhe në arenën dhe skenën botërore. Janë të shumta çështjet të cilat i shpreh opozita, me të cilat është dashur të përballet, por këto i takojnë të shkuarës, sepse gjërat së shpejti do të ndryshojnë…”, tha LaCivita në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv.

Ai u shpreh se Berisha do të fitojë dhe se shqiptarët do të votojnë për kushte ekonomike dhe jetese më të mira. Ai shtoi se Edi Rama duke qenë mik i Soros nuk mund të jetë mik i SHBA-ve, madje përdori një metaforë ku tha se është njëjtë sikur vaji që nuk përzihet me ujin.

“Unë jam besimplotë se do të fitojë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të cilën nuk e drejton Geroge Soros. Ka nevojë për nje qeveri të cilën e kanë zgjedhur shqiptarët. Nuk mund të jesh mik i Geroge Soros dhe të jesh mik edhe i Shteteve të Bashkuara, është e pamudur, është njësoj sikur të përziesh vajin me ujin, nuk përzihen.

Mendoj se këto çështje duke përfshirë edhe ato, votën e shqiptarëve për mundësi më të mira, për kushte më të mira ekonomike do të nxjerri në pah dallimet dhe populli shqiptar do të votojë për opozitën e bashkuar që mbështet Berishën” , tha LaCivita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit