Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët pas komentimeve për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në rubrikën “Sy më sy”, ai u shpreh se nuk ka nevojë për asnjë ndihmë dhe se është i sulmuari më i madh, duke shtuar se ai merr “droga” nga arti dhe beteja politike. Rama theksoi se një “anormal” është pikërisht ai që i duhet këtij vendi për të ndryshuar gjërat.
“Të mos më bëjë mua njeri “lule mos prek”, jam njeriu më i sulmuar.
Eh mos u bëni komplet qesharakë disa këtu, Çfarë mielli ke marrë, s’ta paskan dhënë të mirë, s’kam nevojë fare për atë, është tjetër droga ime. Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë,. Që i vogël arti dhe më pas beteja politike. këto të tjerat janë muhabete që ata ua thonë mbase i kanë provuar vetë të gjitha. Pa i mëshuar tavolinës nuk lëvizin gjërat si duhet. Kush nuk i mëshon tavolinës të ikë në punë të vetë. Ishte njëri për garën e Tiranës që thoshte “si mund të votoni Ramën kur është anormal”. Një anormal duhet, s’kam asnjë problem me këtë, i mëshoj tavolinës, që ç’ke me atë punë.
Mandati i katërt është themelor për të vendosur emrin “Albania” në tryezë, për të vendosur flamurin atje, Albania i pari në rresht atje.”