-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e armëpushimit, Hamasi do të lirojë tre pengje të tjera

Kryesoret

Hamasi tha se do të lirojë tre pengje të tjerë izraelitë siç ishte planifikuar, duke hapur rrugën drejt zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje të madhe mbi armëpushimin në Rripin e Gazës.

Hamasi kishte kërcënuar se do të vononte lirimin e radhës të pengjeve, duke akuzuar Izraelin se nuk po përmbushte detyrimet të tij për të lejuar ngritjen e tendave dhe strehimeve për palestinezët e kthyer në shtëpitë e tyre të shkatërruara.

Me mbështetjen e Presidentit amerikan Donald Trump, Izraeli kishte kërcënuar se do të rifillonte ofensivën nëse pengjet nuk liroheshin.

Menjëherë pas njoftimit, zëdhënësi i Hamasit Abdul Latif al-Qanou konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press me telefon se tre pengje do të lirohen të shtunën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit