-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Gjurmimet për Veliajn le të vazhdojnë, por Tirana nuk duhet lënë pa kryetar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama foli për shpenzimet e larta të shtetit për paraburgosurit dhe situatën e Erion Veliajt.

Ai theksoi se hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës duhet të vazhdojnë, por ai nuk duhet të mbahet në paraburgim ndërkohë që është në detyrë të drejtojë qytetin.

“E doni të dini sa e ka BE përqindjen e atyre që janë të paraburgosur? E 24 %. Të paraburgosurit në BE nuk janë kryetarë bashkie që merren nga zyra. E dini sa e ka Shqipëria paraburgimin? 61%, kjo është tmerr. Këtu nuk është SPAK aktori kryesor, por SPAK duhet të jetë lideri në frymë.

Pastaj ndodh sic ndodhi me punonjësit e burgut të Peqinit. U mor gjithë turni u paraburgos, sepse hëngrën kokat dy të dënuar të përjetshëm.

Ti i merr i fut në burg ata, që ushqejnë familjen.

Ku do ti gjejë shteti punonjësit që do rrinë të zëvendësojnë.

E dini ju që çdo person që futet atje i kushton taksapaguesve? Është më mirë, mos ta them, mos ta dëgjoni. Ca është ky muhabet. Unë këtu jam dhe nga këto nuk lëviz. E shoh të pamundur të lëviz nga ky pozicion dhe PS nuk ka si lëviz nga ky pozicionim nuk është çështje personi. Ajo që kam thënë është e qartë, kush do të lexojë le të lexojë, kush ka sy le të shohë, ata që s’kanë sy kurrë mos të shohin.

Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni që ka një akt-akuzë dhe një të pandehur. Përsa kohë nuk ka një akt akuzë me një të pandehur atëherë këto gërmimet ne jetën e kryetarit të bashkisë mund të vazhdojnë, por nuk ke pse e merr në burg duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokë.

Jemi para një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm që ka një shkelje të rendë të balancës. Bëje punën tende, por edhe tjetri të bëjë punën e tij. Nëse puna jote të nxjerr në konkluzionin që ta cosh në burg, coje, nuk ta diskuton njeri këtë.

Është herët të dalim në përfundim dhe ne nuk dalim në përfundim. Por ta linçosh në publik, ta hedhësh si mish për tu turrur të gjithë…ca kuptimi ka që për dikë që degjenerohet shkatërrohet dhe në fund del i pafajshëm.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit