Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi lajmin e qarkulluar nëpër media se do të takojë Erion Veliajn në paraburgim. Lajmin e njoftoi edhe Sali Berisha veç mediave.
“Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje.
O llum i madh që e mbytët këtë milet me jashtënxjerrjet e shpirtit të kalbur dhe që e vetmja punë që dini është të nxirrni tërë ditën tituj të ndyrë nga goja juaj apo të shtrembëruar e të nxjerrë nga konteksti kur m’i vini në gojën time, e pastaj t’i komentoni në udhëkryqet e rrugaçërive tuaja të natës!
Erioni është në paraburgim dhe më pëlqen a s’më pëlqen mua se si u trajtua rasti i tij, unë nuk jam ju, nuk jam as si ju dhe as si bufi i kënetës tuaj të kuakuakuave. Beteja ligjore e Erionit është beteja e tij dhe e avokatëve të tij, jo e imja dhe e Partisë Socialiste” shkruan ai.