Vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm ditën e premte, me vranësira dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Reshjet e shiut do të fillojnë që nga orët e para të ditës, kryesisht në ekstremet veri-jug, me intensitet deri mesatar dhe shkarkesa elektrike.
Në pjesën tjetër të territorit, reshjet do të jenë të ulëta dhe herë pas here mesatare.
Në Alpe dhe relievet malore në lindje mbi 700-900 metra, parashikohet borë me intensitet të ulët. Era do të fryjë nga jug-juglindja deri në 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet mund të arrijë deri në 15 m/sek, me dallgëzimin në dete deri 2-3 ballë.
Temperaturat do të variojnë:
Në zonat malore: 0 deri 11°C
Në zonat e ulëta: 6 deri 16°C
Në zonat bregdetare: 7 deri 16°C