-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap me 30 kg drogë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar dhe një 50-vjeçar italian, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Në një kantier ndërtimi në Via della Motta, oficerët vunë re një italian me motoçikletë që ka hyrë në një pjesë të kantierit dhe pas tij ka mbërritur 32-vjeçari shqiptar. Më pas shqiptari dhe italiani i janë drejtuar një makine ku ndodhej edhe lënda narkotike kokainë.

Në bagazhin e makinës kishin fshehur drogën. Poshtë bagazhit ishte bërë një ndarje e aksesueshme nëpërmjet një sistemi të aktivizuar nga dy magnet.

Autoritetet italiane thonë se nga ky operacion janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike kokainë. Ndërsa për të dy të arrestuarit është caktuar masa e paraburgimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit