-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Mesazhi i Vance shkon për Ramën, censurën dhe arrestimet

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas fjalimit të zv/presidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Zv/presidenti i SHBA-ve, JD Vance tha gjatë fjalës së tij në Mynih se “nuk mund të fitohet një mandat në mënyrë demokratike, duke censuruar kundërshtarët, apo duke i arrestuar ata. Pavarësisht, nëse është lideri i opozitës, apo një i krishtertë i përulur i cili po lutet në shtëpinë e tij, apo në gazetar, i cili po përpiqet të raportojë një lajm.”

Berisha e cilësoi këtë mesazh si të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar atë për arrestimin e liderëve opozitarë për të siguruar një mandat të katërt.

“Këto fjalë i shkojnë më shumë se kujtdo tjetër, Edi Ramës, kukullës së Xhorxh Sorosit në Tiranë, i cili arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të marrë një mandat të katërt. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, tha Berisha në postimin e tij në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit