Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas sqarimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me statusin gjyqësor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Drejtoria ka konfirmuar se Veliaj rezulton i padënuar dhe ka marrë tre vendime pafajësie.
Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se Erion Veliaj nuk është i dënuar. Në përgjigje të kërkesës së SPAK, në një njoftim për mediat, institucioni i Burgjeve ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.
Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“I dënuar” pa nisur gjykimi, reagon SPAK-u pas pretendimeve të Veliajt