Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mbërritur në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
Gjatë qëndrimit, ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, të cilin e ka cilësuar si “mik të mirë të Shqipërisë”.
Rama ka theksuar se lidhjet mes tyre janë të thella dhe të hershme, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë.