Gjykata e Posaçme ndryshe nga sa tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ditën e djeshme, deklaron publikisht se Garda e Republikës i kërkoi ndihmë policisë së shtetit gjatë protestës pro Erion Veliajt në derën e SPAK-ut dhe GJKKO-së ditën e mërkurë kur po jepej masa e sigurisë. Policia jo vetëm që nuk mori masa, por nuk i procedoi protestuesit.
“Punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se, në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin jashtë të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK, duke vendosur kordonin e sigurisë me punonjës policie me uniformë, sikurse është vepruar në raste të tjera të ngjashme në protestat e datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025.
Gjithashtu, informacioni i cili i është përcjellë institucionalisht Policisë së Shtetit nga Garda e Republikës ku i është bërë e ditur rreth grumbullimit të një numri të konsiderueshëm protestuesish përballë Gjykatave të Posaçme është mbuluar gjithashtu pothuajse nga të gjitha mediat, edhe në lidhje direkte” thotë gjykata.
Protesta pro Veliajt/ SPAK dhe Gjykata i kërkojnë llogari policisë: Pse nuk morët masa?