Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim në themel të dosjes ‘5D’ të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.