-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia mbyll rrugën “Alije Këlliçi”, PD: Ndërpritni punimet në të kundërt kallëzim penal

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari në një deklratë për mediat a denoncuar se bashkia ka mbyllur rrugën “Alije Këlliçi” në fund të Fushës së Aviacionit.

Muçollari shprehet se bashkia ka vendosur që tu mbyllë rrugën dhe ti izolojë qytetarët. Ai nënvizon që ky projekt fsheh interesa okulte dhe bashkia është bërë palë me klientët e saj kundër banorëve.

Muçollari i bën thirrje bashkisë që ti japë menjëherë zgjidhje në të kundërt do të përballen me një kallëzim penal për shpëdorim detyre. Gjithashtu ai i ka bërë thirrje Shoqërisë Salillari që të ndërpresë punimet e jashtëligjshme për bllokimin e rrugës.

“Sipas shkresës ne fjale Autoriteti Rrugor e ka vene ne dijeni Bashkine qe e ka detyrim ligjor zgjidhjen e këtij problemi te banoreve për rrugët “Vëllazërimi”, “Alije Këlliçi” dhe madje ka vene ne dijeni edhe Këshillin e ministrave qe prej vitit 2022.

Por Bashkia, madje dhe Këshilli i Ministrave nuk denjojnë as të kthejnë përgjigje, ecin përpara kundër banorëve. Projekti i bashkisë i mbyll përfundimisht rrugën qindrave familjeve për të shkuar në shtëpinë e tyre, ky projekt nuk i jep mundësinë as ambulancës as zjarrfikëses t’ju ofroje ndihmë qytetarëve.

Ky projekt abuziv qe shkel te drejtën e servitutit, rrezikon jetën e familjeve në fjalë.

Jemi këtu për ta denoncuar këtë aferë dhe për të bërë që zëri I këtyre qytetarëve të dëgjohet.

I bëjmë thirrje bashkise se Tiranes ti japin zgjidhje te menjëhershme këtij problemi jetik te qindra familjeve. Qytetaret duan zgjidhje dhe nuk ju intereson lufta e klaneve brenda PS se.

Ju bëjmë thirrje ti japin menjëherë zgjidhje pasi ne te kundërt do te përballen me një kallëzim penal për shpërdorim detyre.

I bëjmë thirrje Shoqërisë Salillari te ndërpresë punimet e jashtëligjshme për bllokimin e rrugës.

E drejta e servitutit është një e drejte e parashikuar qe prej Kanunit te Leke Dukagjinit deri ne ditët e sotme ne çdo kod ligjor te Shqipërisë dhe shoqërive perëndimore.”, deklaroi Muçollari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit