Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ka deklaruar se skuadra është e përgatitur për sfidën kundër Serbisë. Në një prononcim për “Klan”, Ajeti tha se ekipi është i fokusuar dhe i motivuar për të dhënë maksimumin në fushë, pavarësisht zërave për probleme te kundërshtari.
“Ne si profesionistë duhet të japim gjithmonë maksimumin, pavarësisht stadiumit apo kundërshtarit. Ndoshta ky është një avantazh për ne, por të shohim nesër,” u shpreh ai.
Ajeti shtoi se nuk ka dëgjuar asgjë për përçarje në kampin serb, por theksoi se Shqipëria është e përqendruar te performanca e vet: “Nëse bëjmë atë që duhet, besoj se do ia dalim.”









