-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ akrediton 28 media për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, OSBE përshëndet vendimin

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar 28 media vendore dhe ndërkombëtare për të mbuluar zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 në Kosovë.

Vendimi u mor me procedurë qarkulluese, pas rekomandimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, e cila vlerësoi dokumentacionet dhe informacionet nga burime të ndryshme.

Misioni i OSBE-së në Kosovë përshëndeti këtë vendim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt transparencës, barazisë dhe lirisë së medias.

Në reagimin e saj, OSBE theksoi rëndësinë e qasjes në informacion në të gjitha gjuhët e komuniteteve, si pjesë thelbësore e një shoqërie shumetnike dhe demokratike.

Misioni theksoi gjithashtu përkushtimin për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe pluralizmin mediatik, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit