Lideri i opozitës Sali Berisha ka pritur në selinë e PD, Steven Bucci, përfaqësues dhe drejtues për Çështjet e Sigurisë në Fondacionin the Heritage Foundation në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Berisha një postim në rrjetet sociale shprehet se Fondacioni Heritage ka përgatitur edhe pjesë të programit elektoral dhe qeverisës të Presidentit Trump dhe administratës së re amerikane.
Gjithashtu Berisha shkruan se ka falenderuar Z.Bucci për ndihmën e vyer që Fondacioni Heritage po i jep Partisë Demokratike të Shqipërisë në ringritjen e të djathtës shqiptare.
“Fondacioni Amerikan Heritage vazhdon të japë ekspertizën e tij me rekomandime për programin elektoral të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është një urë e denjë komunikimi me administratën e Presidentit Donald Trump dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, Znj. Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së Partisë Demoratike të Shqipërisë dhe Znj. Diana Mjeshtri, Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center.”, shkruan kreu i PD.