Egnatia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit, në supersfidën e javës së 25-të në Superligë.
Në minutën e 5-të Lushkja shënoi golin dhe Sota e dyfishoi shifrat në minutën e 62-të.
Kështu Egnatia me këtë fitore shkon në kyre të renditjes me 48 pikë. Ndërsa Partizani ka humbur prej katër ndeshjesh dhe renditet në vendin e katërt me 40 pikë.