-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi liron tre pengje, Izraeli 360 të burgosur palestinezë

Kryesoret

Hamasi do të lirojë sot 3 pengje të tjerë izraelite, në këmbim të më shumë se 360 të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. BBC News raporton se pengjet që do të lirohen janë Alexander Troufanov, Yair Horn dhe Sagui Dekel-Chen.

Më herët, Hamasi kishte kërcënuar se do të vononte lirimin e radhës të pengjeve duke akuzuar Izraelin për dështimin në përmbushjen e detyrimeve të tij. Nga ana tjetër Izraeli, me mbështetjen e Presidentit amerikan Donald Trump, kishte kërcënuar se do të rifillonte ofensivën nëse pengjet nuk liroheshin.

Ndërkohë, një delegacion nga Hamasi zhvilloi bisedime në Kajro me zyrtarë egjiptianë për të sjellë në Gaza më shumë strehimore, furnizime mjekësore, karburant dhe pajisje të rënda për pastrimin e rrënojave.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se armëpushimi ka për qëllim të sjellë një lirim të shpejtë të pengjeve të mbajtur në kushte të vështira në Gaza.

Armëpushimi përballet me një sfidë shumë më të madhe në javët e ardhshme. Faza e parë do të përfundojë në fillim të Marsit dhe nuk ka pasur ende negociata thelbësore për fazën e dytë, në të cilën Hamasi do të lironte dhjetëra pengje të mbetura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit