Ditën e sotme në Kategorinë e Parë u zhvilluan tre ndeshje, të vlefshme për javën e 23-të.
Flamurtari triumfoi 2-0 ndaj Valbonës, falë golave të Ememe dhe Oshafit.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Vora ndaj Erzenit. Skuadra e Bellait mban kryesimin me 55 pikë, ndërsa Flamurtari e ndjek me 53 pikë. Erzeni mbetet i fundit me 8 pikë, ndërsa Valbona në vendin e parafundit me 8 pikë.
Ndërsa Lushnja fitoi minimalisht ndaj Kastriotit. Me këtë fitore, lagunarët ngjiten në vendin e pestë me 33 pikë dhe krutanët zbresin në vendin e shtatë me 3 pikë më pak.








