Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale duke kujtuar shembjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje kjo që ndodhi gjashtë vjet më parë dhe që sipas tij përbënte një rrezik për jetën e artistëve dhe aktivistëve që ishin brenda godinës.
“Sot 6 vite më parë, në errësirë e në pabesi, Edi Rama dhe Erion Veliaj shembën Teatrin Kombëtar me makineri e forca speciale, vunë në rrezik jetën e disa artistëve dhe aktivistëve që ishin brenda godinës dhe ushtruan dhunë ndaj protestuesve.
Mbrojtësit e Teatrit ishin diga e fundit që po mbante larg një pushtim betoni që i kanosej qytetit. Si qytetar, si i lindur dhe rritur në Tiranë, kam qenë prej ditës së parë në krah të atyre protestuesve të paepur që luftuan për të mbrojtur trashëgiminë, vlerat dhe identitetin.”









