-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutfi Bilalli: A po përplas Putini amerikanët me europianët?

Kryesoret

Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih 2025 !( Divergjencat, Temat dhe Pjesëmarrësit )

🔵Zëvendëspresidenti i SHBA-ve J. D. Vance përpara se të godas evropianët në fillim të fjalimit të tij në Konferencen e Sigurisë në Mũnich u shpreh: ☑️” Shpresoj se kjo nuk është duartrokitja e fundit që marr,”

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve J.D. Vance, akuzoj aleatët evropianë për humbjen e demokracisë dhe lirisë së shprehjes dhe bëri akuza të rënda ndaj partnerëve të tyre. ☑️”Liria e fjalës është në rënie në Evropë” Ai paralajmëroi kundër injorimit të vullnetit të shumë votuesve duke përjashtuar partitë populiste. ☑️Ai poho se ” Asnjë demokraci nuk do të mbijetojë duke u thënë miliona votuesve se mendimet dhe shqetësimet e tyre, shpresat e tyre dhe kërkesat e tyre janë të pavlefshme”

⚫️Nga distanca, Trump para gazetarve në Shtëpinë e Bardh i jap mbështetje të plotë fjalimit të Zëvendëspresidentit Vance :”Në Evropë, po humbet e drejta e tyre e mrekullueshme liria e shprehjes”, tha Trump

🔵Presidenti Federal, Frank-Walter Steinmeier, gjatë fjalimit të tij në hapjevtë KSM tha:”Çfarë më pas dhe kush është në radhë ?” më tutje ai tha se: “Administrata e re amerikane ka një botëkuptim të ndryshëm nga ne. Një që nuk merr parasysh rregullat e vendosura, partneritetet e vendosura dhe besimin,”

🔴Kanzelari gjerman, Scholz u shpreh : “Fjalimi i Vance irritues”

⚫️Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius.  sulmon ashpër Zëvendëspresidentin amerikan Vance “Zonja dhe zotërinj, kjo është e papranueshme”, tha Pistorius i cili u duartrokit nga publiku.

🔴Zelensky: “Takimi me Putinin vetëm nëse ka një plan të përbashkët me Trump”

🔴Kina Nuk do të bëjë presion ekonomik ndaj Rusisë !

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi e bëri të qartë në Konferencën e Sigurisë në Mynih se vendi i tij nuk do të ushtronte presion ekonomik ndaj Rusisë duke kufizuar furnizimet me gaz nga atje. “Nëse Kina nuk blen gaz nga Rusia, cili vend mund të plotësojë nevojat e popullit kinez me gaz të mjaftueshëm,” pyeti ai. Përveç kësaj, ky politizim po përdoret për të mbajtur Kinën poshtë. “Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë,” tha ai. Ministri i Jashtëm i përshkroi marrëdhëniet me Rusinë si një “partneritet strategjik të bazuar në besimin reciprok”.

🔷Konferenca treditore e sigurisë në Mynich

Në sfondin e negociatave të paralajmëruara nga SHBA me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, fillon Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih. Konferenca treditore mbi çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë do të hapet në kryeqytetin bavarez nga presidenti federal Frank-Walter Steinmeier. 60 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe më shumë se 150 ministra janë pjesëmarrës – duke përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj, kancelarin federal Olaf Scholz dhe Zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio , këta të fundit kryesojn një delegacion nga administrata e re e SHBA. Për arsye të shumë personaliteteve të ftuara në kryeqytetin bavarezë në Mynih por edhe për shkak të demonstratave të shumta, mijëra policë janë në gjendje gadishmerie.

🔵Cilat tema janë fokusi i KSM 2025? ?

Sipas Ministrisë Federale të Mbrojtjes, motoja e këtij viti është “multipolarizmi”, me fokus në sfidat aktuale të politikës së sigurisë dhe zhvillimet gjeopolitike.

☑️Të premten, në fokusi do jenë temat :

Sfidat globale të sigurisë si ; qëndrueshmëria demokratike, bashkëpunimi ndërkombëtar (qeverisja globale) dhe siguria klimatike.

☑️Të shtunën ; rendi ndërkombëtar, konfliktet dhe krizat rajonale do të luajnë një rol të veçantë. Do të diskutohet gjithashtu për të ardhmen e partneritetit transatlantik dhe rolin e tij në politikën globale të sigurisë.

☑️Tema e planifikuar për të dielën do jenë ; roli i Evropës në botë dhe përgjegjësia e saj në politikën e sigurisë.

🔹Zhvillimet aktuale gjeopolitike ndikojnë gjithashtu në konferencë, duke përfshirë luftën (agresionit ) rusë kundër Ukrainës dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

♦️Konferenca e sigurisë do të ndikohet ndjeshëm edhe nga inaugurimi i qeverisë së re amerikane, periudha e re legjislative e BE-së dhe zgjedhjet e ardhshme federale në Gjermani mund të ndikojnë gjithashtu në agjenden e temave në  KSM 2025

🔵Pjesëmarrësit më të njohur të Konferencës së Sigurisë së Mynihut 2025 janë :

✔️SHBA: Përfaqësues të lartë të qeverisë së re amerikane. Vetë Donald Trump nuk është aty, por Zëvendëspresidenti i SHBA J.D. Vance dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio

✔️Gjermani: Kancelari Olaf Scholz, Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe lideri i opozitës Friedrich Merz. Ambasadori Christoph Heusgen kryeson konferencën e sigurisë, e cila u hap nga Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier.

✔️Bashkimi Evropian: Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit António Costa dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Kaja Kallas.

✔️NATO: Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte.

✔️Ukraina: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

✔️Pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm janë : udhëheqës nga Kina, Siria, Izraeli, shtetet arabe dhe përfaqësues të shoqërisë civile ruse.

✔️Kosova është e pranishme dhe përfaqësohet nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit