-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po hetonte vjedhjen e energjisë, policia italiane zbulon 1800 rrënjë kanabis

Kryesoret

Karabinierët arrestuan dy persona për vjedhje të energjisë elektrike. Gjatë operacionit ata zbuluan edhe një serë me kanabis me rreth 1 800 marijuanë në fazën e rritjes në periferi të Reggio Calabrias.

Karabinierët gjetën një sistem të sofistikuar ndriçimi dhe ajrimi për të inkurajuar rritjen e bimëve. Gjithashtu u zbulua një dhomë e përdorur si dhomë rritjeje, e pajisur me llamba halogjene, ventilator dhe dyshekë ngrohjeje për të siguruar kushte optimale për kultivim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe gjashtëmbëdhjetë thasë me marijuanë tashmë të tharë dhe të gatshme për treg, me një peshë totale mbi 170 kilogramë.

Ndërsa dy pronarët që janë vendosur në arrest shtëpie vetëm për vjedhje të energjisë elektrike, deklaruan se malli ishte kanabis sativa, me destinacion tregun e ashtuquajtur “kanabis light”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit