-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Klani “Duka” planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjyq të 14 të pandehurve, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022.

Në njoftim thuhet se Leonard Duka, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Duka po ashtu akuzohet për krijim dhe drejtim i grupit të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Drianto Bardhi, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzohet për të njëjtat vepra penale në kuadër të grupit të drejtuar nga Leonard Duka. Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, është provuar se gjatë muajve qershor-shtator 2020, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të realizuar vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, si pjesë e veprimtarisë së një grupi kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit