Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin Erdi Shima, i cili shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë operacionit antidrogë të koduar “Next”, u sekuestruan 480 gram kokainë, një automjet dhe dy aparate celularë. Përveç tij, u procedua penalisht dhe një 28-vjeçar për moskallëzim krimi.
Operacioni u zhvillua pas një hetimi të thelluar dhe përdorimit të inteligjencës policore. Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.