Një aksident ajror ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, raporton Daily Mail.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga pista e aeroportit të Gjeorgjisë, në SHBA.
Zyrtarët e aeroportit thanë se për arsye ende të paditura kontakti me avionin u ndërpre menjëherë pas ngritjes nga pista.
Ndërkohë, mësohet se avioni ra në një zonë të pyllëzuar. Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.