-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Bitcoin risi e zhvillimit të Shqipërisë, auditim për 64 miliardë eurot e humbura

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin ekonomik të PD, duke theksuar se Shqipëria duhet të orientohet drejt dixhitalizimit të thellë, me fokus në teknologjitë si bitcoin dhe blockchain. Sipas tij, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, investitori dhe qytetari shqiptar, dhe do të rregullohet me ligj për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrjen.

“Do të bëjmë gjithçka për të nxitur prodhimin, sipërmarrjen e vogël, për të nxitur startupet dhe teknologjitë e avancuara. Dixhitalizimin e thellë, bitcoin, blachain, duhet të jenë risitë e zhvillimit të Shqipërisë. Sot ju e dini, bitcoin lidhet vetëm me emrin e Amant Josifit dhe Edi Ramës. jo më, bitcoin do të lidhet me emrin e çdo të riu, çdo investitori, çdo qytetari. Natyrisht të garantuara dhe rregulluara me ligj. Unë do të them një gjë. Kam punuar gjithë jetën për ëndërrat e mia, që janë projektet, ëndërrat e ditës. Unë nuk u shpall ato kurrë, po ta di se nuk realizohen dhe unë kam besim të plotë me ekspertë të shkëlqyer që kemi, me të tjerë që janë të gatshëm që na bashkohen“, tha kreu i PD.

Berisha ka nënvizuar se, me ardhjen e PD-së në pushtet, do të bëhet një auditim i plotë i 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës për të zbuluar se ku janë shpenzuar 64 miliardë euro të buxheteve të shtetit.

“Natyrisht kontrolli i tyre nuk është totall, është i pjesshëm, shabllon me model. Por një kontroll i plotë, se ku shkuan 64 miliardë euro të buxheteve të kësaj qeverie, në një kohë që shqiptarët marrin rrogat e pensionet më të ulëta, largohen masivisht nga Shqipëria, varfëria ka arritur në 41% e fëmijëve, e të rinjve 51%.Ndërkohë që veprat publike, segmente rrugësh të shtrira në 12 vite me çmime 10-15 herë më të larta se çmimet e Kroacisë. Sigurisht që do të bëhet një audit i plotë i të gjithë këtij abuzimi i paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Enver Hoxha që ta dinë shqiptarët, 35 % të buxhetit të shtetit e shndërronte ne bunkerë e tunele. Edi Rama zhduk pa nam e nishan mbi 30 % të buxhetit të shtetit. Zhduk, sipas akteve të KLSH-së. Kështu që auditi është kusht i domosdoshëm”, u shpreh ish kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit