Policia e Durrësit ka çmontuar një grup kriminal të specializuar në vjedhje të automjeteve, mjeteve lundruese dhe banesave, arrestuar katër anëtarë të këtij grupi dhe shpallur një të tjetër në kërkim.
Grupi vepronte kryesisht në qarkun e Durrësit dhe Tiranës, ku janë dokumentuar katër vjedhje, duke përfshirë vjedhjen e një mjeti lundrues dhe automjeteve në Sukth, Bilalas dhe Mullet, Tiranë. Gjatë operacionit të koduar “Theft Network”, janë sekuestruar prova materiale si mjete lundruese, automjete dhe celularë.
Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera dhe për kapjen e personit në kërkim, 49-vjeçarit Eneriko Zyle. Materialet janë kaluar në Prokurorinë e Durrësit për ndjekje ligjore.