Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e përforcimit të argjinaturës së kanalit K-17 Vrinë, një ndërhyrje kyçe në menaxhimin e ujërave.
Ky investim ka si qëllim shmangien e mbingarkesës së hidrovorit të Butrintit, përmirësimin e qëndrueshmërisë së argjinaturës dhe mundësimin e kullimit efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore. Rama nënvizoi se kjo ndërhyrje ka rëndësi të madhe për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe për menaxhimin e ujërave në këtë zonë.
“Me përforcimin e argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë, që siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës, si dhe duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një të diel të mbarë“, shkroi Rama në Facebook.