-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati Përparim Çaça futet në Primaret e PD-së: Ne, bashkë mund ta bëjmë ndryshimin

Kryesoret

Avokat Përparim Çaça njofton se ka vendosur që t’i bashkohet garës brenda PD-së për “Primaret”, proces nga i cili do të dalin kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit. Avokati shprehet se është i bindur se mund të sjellë një përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe të fortë, në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës.

“Të nderuar qytetarë te Kavajës,Rrogozhines dhe mbare Qarkut te Tiranës..Unë, Përparim Çaça, kam vendosur të marr  përgjegjësinë për të kandiduar në primaret e Partisë Demokratike, me synimin për te përfaqësuar vlerat me te mira te komunitetit tonë dhe për të  qene Zeri i forte i Kavajes, zeri i munguar prej vitesh ne tempullin e demokracise, Kuvendi i Shqiperise.. Kam marre kete vendim, pasi besoj se eshte koha e duhur, ne koherence me moshen, eksperiencen politike, eksperiencen administrative, eksperiencen profesionale, aktivizimin tim ne ligjerimin  e perditshem politik, juridik, ne media, gjithmone ne interes te publikut te gjere dhe te familjes sone politike, Partise Demokratike te Shqiperise.

Vij para jush me një përvojë të gjatë në qeverisjen vendore dhe rajonale, si dhe një angazhim të pandërprerë në shoqërinë civile, drejtësi,administrim publik dhe padyshim i vendosur dhe jo pak here kritik, per te mos tradhetuar parimet baze qe me udheheqin çdo dite, duke mos bere kurre kompromis ne dem te interesave te demokrateve qe na votojne prej 30 vitesh..

Unë, jam i bindur se mund të sjell një përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe të fortë , ne mbrojtje te interesave te Komunitetit tone, nje komunitet i harruar, i neperkembur dhe i trajtuar ne menyre brutale dhe margjinalizuese nga pushteti qendror, duke i hequr cdo sherbim bazik ketij qyteti dhe ku zeri kundershtues ka qene apatik, i pafuqishem dhe shume here inekzistent.. Kam 10 vite, qysh nga viti 2015,  qe i perkushtohem profesionit tim te nderuar, Avokatise, pas nje periudhe 8-vjeçare  , ku kam administruar me nje reformim te thelle nje nga ish- Komunat, ate te Synejit, model per zhvillim te qendrueshem dhe nje menaxhim te ndershem, duke e kthyer nga nje zone e mbytur nga balta, ne nje qyteze rurale me sherbimet e duhura bazike   per qytetaret, qe fatkeqesisht edhe pas 10 vitesh kane ngelur po ato, duke pasur te gjitha administratat pasuese nje qasje neglizhence ,ne pergjithesi, per zonat rurale..

Në këto vite, kam parë nga afër sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë: nga mungesa e transparencës dhe keqmenaxhimi në nivel lokal e kombëtar, deri te nevoja për politika më të mira për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e biznesit, mbrojtjen e familjeve shqiptare dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të përgjegjshme, të ndershme dhe të aftë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e sotëm dhe per ata që do vijnë pas nesh.

Une bashkë me Ju, mund sjellim këtë ndryshim që me shumë entuziazëm po pritet nga gjithë, nga çdo qytetar brënda dhe jashtë Shqiperise .

Ne kemi fuqinë të fitojmë.Ne kemi  integritet për pretenduar fitoren.

Unë vij nga terreni, nga puna me njerëzit dhe për njerëzit dhe eshte  kjo arsyeja pse me perulesi, Ju ftoj të kem mbeshtetjen Tuaj  në këto primare, për të qenë zëri juaj në Parlament, zëri i qytetarëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë, jo vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura, por punë dhe përfaqesim te pergjegjshem..!

Ne,bashkë mund ta bëjmë ndryshimin! Bashkë do ti japim Kavajës dhe Tiranës një përfaqesim dinjitoz. Ne fund, me lejoni t’i uroj suksese kandidateve te tjere ne keto primare, me besimin per nje gare te qete, ku te mbizoteroje debati konstruktiv, perballja e ideve dhe alternativave dhe jo intrigat intimiduese qe jo rrallehere kane qene prezente..Me besimin ne Zot, dalshim faqebardhe.. ✌️✌️Falenderues gjithmone per mbeshtetjen e dhene” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit