Kreu i PD, Sali Berisha, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të merrte pjesë në seancën plenare të Parlamentit, duke theksuar se është e nevojshme miratimi i një rezolute që të dënojë aktet armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.
Berisha solli në vëmendje deklaratat e nënpresidentit amerikan JD Vance, i cili theksoi rrezikun që përbëjnë veprimet e brendshme kundër lirisë dhe demokracisë.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky parlament bën sikur nuk ekziston. Dy ditë më zv.Presidenti i SHBA-ve në mënyrë eksplicite u tha europianëve, shqiptarëve dhe botës se, armiku më i rrezikshëm është ai që keni brenda, sepse është ai armik që arreston kreun e opozitës.
Dhe kreun e opozitës në Europë e ka arrestuar vetëm Edi Rama. Lukashenko jo, e ka jashtë vendit, nuk e ka në burg.
Iu tha se, armiku juaj i brendshëm është ai që ju mbyll mediat sociale, dhe rrjetin social Tik Tok ka vendosur ta mbyllë Edi Rama, sepse nuk duron dot kritikat, talljet, përqeshjet e të rinjve, e qytetarëve.
Në fjalën e tij historike, ju them unë ju, fjala më e rëndësishme që është mbajtur në këtë kontinent, pas asaj që ka mbajtur në portën e Brandenburgut, Ronald Reagan. Ju tha, arrestoni gazetarët. Dy gazetarë i arrestoi para dy muajsh Edi Rama.
Tani, kam propozimin tim: Edi Rama të vijë urgjent në parlament dhe urgjent të miratohet këtu një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë.
Zv.Presidenti JD Vance deklaroi se ky është rreziku më i madh i qytetarëve, ky është rreziku më i madh i qytetarëve të Shqipërisë. Po ky, është rrezik për të gjithë ata që aspirojnë dhe ëndërrojnë të jenë të lirë, dhe jo ata të cilët pasurohen në mënyrë të tmerrshme due vjedhur qytetarët shqiptarë.
Ndaj ju, duhet të ishit vetë ju, që të kërkonit një debat me urgjencë. Ky është vetëm njëri kapitull, natyrisht më dramatiku. Se ky ka të bëjë me sistemin, çfarë sistemi jemi. Jemi në sistem demokrat, apo jemi në sistem tiranie.
Dakord. Ky është propozimi, hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë.”, tha Berisha.