-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu sekuestrua celulari, Ajola Xoxa sot seancë në GJKKO

Kryesoret

Ditën e sotme zhvillohet seanca në Gjykatën e Posaçme për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ajola Xoxa ka bërë kërkesë për kthimin e celuarit që iu sekuestrua me urdhër të SPAK më 6 Dhjetor pas kontrolleve në banesën dhe zyrën e saj.

Ajola Xoxa është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ndërsa Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është në paraburgim në Durrës. Ai akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit