Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, ka shprehur shqetësim lidhur me prishjen e standardeve morale në politikën shqiptare. Ai theksoi se kërcënimet e bëra nga deputetët dhe aktet e tjera si protestat e nxitura dhe deklaratat për “grusht shteti” janë hapa që cënojnë funksionimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Sipas Kullurit, këto veprime janë tentativë për të minuar pushtetin gjyqësor. Ai gjithashtu vuri në dukje se nuk kishte asnjë reagim kur u arrestuan figura të tilla si Malltezi, Meta dhe Ahmetaj, të cilët janë shpallur si armiq të brendshëm.
“Më kërcënimet që ka bërë, bashkë me kërcënimet që ka bërë Bushka. Del deputetja e kërcënon dëshmitarin në zyrën e Avokatit të Popullit. Këtu është prish standardi moral i tyre, sot çonte njerëz për të protestuar, të mërkurën përdoret fjalën grusht shteti. Kur ti një institucion, një degë e pushteti shkon të kërcënojë një degë tjetër që është drejtësia, për mua është tentativë për grusht shtetit. Nuk kanë hapur gojën as kur u arrestua Malltezi, as për Metën, as Ahmetajn që e kanë shpallur armik të brendshëm të partisë. Kush ka shkel ligji të hetohet, por të na bëjnë viktimat”, tha Kulluri.