-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Italia e vendosur për të çuar përpara marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Kryesoret

Giorgia Meloni, Kryeministrja e Italisë, ka shprehur angazhimin e vendit të saj për të vazhduar dhe përmirësuar marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë.

Ajo tha: “Jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet.” Kryeministrja theksoi gjithashtu se disa vendime të marra nga gjyqtarët, lidhur me çështjen e emigracionit, ishin të bazuara në motive “të brishta” dhe shpërfillin “ajo që është vendosur me ligj nga Parlamenti italian.”

Në fjalën e saj, Meloni shtoi: “Për të luftuar imigracionin e parregullt duhen zgjidhje pragmatike, jo ideologjike.”

Pas nënshkrimit të protokollit me Shqipërinë, shumë emigrantë janë dërguar në qendra dhe janë kthyer në Itali pas disa ditësh, megjithatë, kryeministrja shprehu shpresën se një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë javën e ardhshme do të ndihmojë për të zgjidhur këtë ngërç.

Meloni gjithashtu shprehu besimin se Gjykata do të shmangë “rrezikun e kompromentimit të politikave të riatdhesimit jo vetëm të Italisë, por të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit