-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Trumpit, Marco Rubio uron Kosovën: Reflektoni mbi aspiratat e popullit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur urimet e tyre më të ngrohta me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio thekson rëndësinë e këtij momenti si një mundësi për të reflektuar mbi “qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju shpreh urimet e mia me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës – një rast për të reflektuar mbi qëndrueshmërinë, vendosmërinë dhe aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në urimin e sekretarit Rubio.

Ai ka shtuar se siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë. Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës.

Ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj, ne nderojmë miqësinë dhe vlerat e përbashkëta mes njerëzve tanë”, thuhet mes tjerash në urimin e sekretarit amerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit