Teksa SHBA dhe Moska pëgatiten për nisjen e bisedimeve të paqes, Ukraina ka nisur një sulm me dron kundrejt rajonit jugor të Krasnodarit të Rusië, duke lënë një person të plagosur, njoftoi sot në mëngjes guvernatori i rajonit.
Në një postim në Telegram , guvernatori Veniamin Kondratyev e quajti sulmin “masiv”, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Ai raportoi gjithashtu se të paktën 12 shtëpi u dëmtuan nga sulmet ukrainase, raporton Sky News.
Ndërkohë që liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris gjatë kësaj jave për një takim urgjent për luftën në Ukrainë, pasi rritjes së shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do ta lënë Evropën jashtë tryezës së bisedimeve për paqe me Rusinë, raportojnë mediat e huaja.