12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5 Pyetjet”: Trump, “sherifi i ri”, do të ketë ndikim edhe në Shqipëri

Kryesoret

Kreshnik Spahiu në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ka komentuar reagimet e forta të dy drejtuesve të partive më të mëdha në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama, ndaj SPAK-ut.

Spahiu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA dhe Presidentit Trump për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur Trumpin si “sherifi i ri” që do të ndikojë edhe në Shqipëri për të mbështetur SPAK.

“Sot zyrtarisht, sherifi i ri në qytet, Donald Trump, i cili është sherifi i gjithë planetit për të vendosur një rend të ri botëror, që do ketë edhe një ndikim në fshatin tonë, në Shqipëri. Sot lëshoi një deklaratë të DASH se mbështesin SPAK. Dhe dy kaubojsit aty (Rama dhe Berisha) dolën dhe thanë se do shkrijnë SPAK-un. Pra zyrtarët e nivelit të 5 apo 6 të Marco Rubios nuk e hodhën rastësisht në këtë moment raportin e DASH. Kjo nuk lidhet me Dumanin, por me projektin e mandatit të parë të Trump. Dhe sherifi ku më mirë mund ta bëjë këtë sesa me SPAK! Dhe kush janë koburet, Prokuroria Speciale, Gjykata”, tha juristi.

Ai shtoi se, pavarësisht mundësisë së ndërprerjes së fondeve të USAID, mbështetja për SPAK do të vazhdojë dhe se ambasada amerikane në Shqipëri tregon se Shqipëria nuk është më prioritet për SHBA-në.

Mund të mbylli gjithë fondet e USAID, por nuk do e ndalojë mbështetjen e SPAK. Do vazhdojnë ta kenë nën vëmendje prokurorinë. Ambasada e SHBA ka ulur qepenat. Që tregon se Shqipëria nuk është prioritet i Amerikës. Por mbështetja ndaj SPAK do jetë prezentë”, tha juristi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit