-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e Veliajt/ Biznesmeni Gentian Sula: Prerje 500-çe, Ajolës i dhashë kapar 115,000 Euro

Kryesoret

Biznesmeni Gentian Sula në masë detyrim paraqitje për dosjen e arrestimit të Erion Veliajt në dëshminë e dhënë përpara prokurorisë së posaçme ka sqaruar pozitën e tij në lidhje me dyshimet e hetuesve. Gjatë marrjes në pyetje, Sula në lidhje me shumën prej 115 mijë Euro të gjetur gjatë kontrolleve deklaroi se ia kishte dhënë ai Ajola Xoxës si kapar, mes tyre prerje 500 euro, por edhe dollarë.

“Në lidhje me shumën prej 115,000 Euro të gjetur në ambientet e shoqërisë Partners Laë Shpk, shtetasi Gentian Sula deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë” shprehet ai. 5Pyetjet.al publikon pjesë të tjera nga dosja. 

“Me Erionin i kemi gratë shoqe”! Elman Abule: Udhëtimet me Veliajn nga Tokio në Kiev

Pjesë nga dosja e SPAK-ut

Lidhur me pronat, shtetasi Gentian Sula deklaron se hera e fundit kur ka blerë një pronë të paluajtshme ka qenë në nëntor të vitit 2024. Transaksioni është realizuar përmes bankës dhe është finalizuar me një kontratë të noterizuar. Kjo pronë më pas i është kaluar motrës së tij. Në lidhje me shumën prej 115,000 Euro të gjetur në ambientet e shoqërisë Partners Laë Shpk, shtetasi Gentian Sula deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa.

Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë. Shumat monetare ai i ka mbajtur në shtëpi, të tërhequra nga banka ndër vite dhe nga këmbimi valutor pranë pikës “Flamuri” te Libri Universitar. Ai pohon se kishte më shumë se dy vjet që i mbante këto shuma.

Shtetasi Gentian Sula sqaron se gjatë dorëzimit të shumës monetare në 4 dhjetor, ai ka qenë i vetëm në takim me shtetasen Ajola Xoxa dhe për këtë arsye nuk ka pasur ndonjë person të tretë prezent. Ai shpjegon se kishte planifikuar ta formalizonte procesin me noter, por për shkak të udhëtimit të planifikuar jashtë vendit, nuk kishte kohë ta realizonte.

Lidhur me nxitimin për dorëzimin e shumës, ai deklaron se kjo ishte për shkak të planit të shtetases Ajola Xoxa për të blerë zyra dhe për t’u zhvendosur në ambiente të tjera. Shumat monetare, të futura në një qese, janë dorëzuar në zyrën e saj. Gjithashtu sqaron se nuk ka bërë blerje të tjera cash në vlerë të konsiderueshme.

Përsa i përket kontratës së kaparit ndërmjet tij dhe shtetases Xoxa, në të cilën është përcaktuar shuma prej 220,000 euro, shtetasi Gentian Sula sqaron se kontrata kushtëzohej nga procesi i rivlerësimit, për të cilin ata prisnin daljen e një ligji përkatës. Ai deklaron se situata nuk e favorizonte vazhdimin e marrëdhënies dhe se kohët e fundit i ka kërkuar shtetases Ajola Xoxa të revokojë kontratën. Lidhur me prokurimet e realizuara pranë Bashkisë Tiranë, shtetasi Gentian Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit