8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. 47-vjeçari Gentian Mithi në maj të 2024 tentoi që të vriste me armë zjarri një person për motive të dobëta.

Gjatë arrestimit atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta me krehër me municion luftarak.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit