Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se Prokuroria arrestoi tre lider të opozitës që Edi Rama të marrë mandatin. Berisha nënvizoi se Prokuroria është politike.
“Për PD është shteti ligjor. Unë besoj fort tek shqiptarët se një prokurori që arreston tre lide politik të tre partive opozitare, një prokurori që rremben mandat e opozitës, një prokurori që amniston krimn elektoral, një prokurori që arreston gazetarë është fund e krye një prokurori politike. Prokuroria që arreston lider të opozitës që Rama të marrë mandatin. Këtë e tha JD Vance që deklaroi në Mynih që nuk mund të fitoni një mandat demokartike duke çensuruar oponentët tuaj apo duke i burgosur ata. Ju ftoj ju, shqiptarët që ai i përshtatet njeri më shumë këtyre fjalëve të JD Vance sesa Edi ramës, besoj e keni të qartë që në këto qëndrime është edhe ajo fotoja e munguar. Për ata foton e munguar u mobilizuan aviona dhe miliona, por fatmirësisht nuk shkrepej ajo foto por u nxorr nga arkiva një foto tjetër që e ripostoi. “, tha Berisha.