Kryeministri Edi Rama në rrjetin social në facebook po u përgjigjet pyetjeve në komentuesve. Rama u bën thirrje shqiptarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.
“Dje Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendimin. Me datë 4 mars mbaron regjistrimi. Regjistrohuni pasi këtë vit mund të votoni pa qenë këtu në Shqipëri. 11 maj është vednimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Në Mynih kishte një panel të posaçëm dhe me siguri kanë dëgjuar fjalimin e Marta Kos ku Shqipëria dhe mali i Zi janë për tu anëtarësuar. Për Shqipërinë është gati në 2030 dhe do të ngremë flamurin kuqezi drejt Bashkimit Evropian.”, tha Rama.