-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: PD do të përjashtojë bizneset e vogla nga TVSH dhe tatimi mbi fitimin

Kryesoret

Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka shpjeguar një nga pikat kryesore të programit të PD-së, që do të aplikohet nëse kjo parti vjen në pushtet. Sipas Telitit, bizneset e vogla me xhiro ditore deri në 500 euro (180 mijë euro në vit) do të përjashtohen nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin.

Ky hap, sipas tij, synon të ndihmojë bizneset familjare dhe t’i mundësojë atyre që të rriten dhe të forcohen ekonomikisht.

“Duke ulur barrën fiskale, inkurajojmë më shumë biznese të regjistrohen dhe të operojnë në mënyrë të ligjshme. Lehtësimi i barrës krijon hapësira për zgjerim dhe punësim, duke ndihmuar qytetarët dhe ekonominë në tërësi”, shkruan ndër të tjera koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit