-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet në burg, Dumani i përgjigjet Ramës me shifra dhe e hedh “topin” tek rrethet

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme (SPAK) publikoi sot një raport të punës për vitin 2024 që ishte në fakt një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama, i cili akuzoi organin e akuzës për shkelje të standardeve duke abuzuar me dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për personat që janë nën hetim.

Por SPAK bën me dije se gjatë vitit 2024 ka kryer hetime ndaj 629 personave, ku 37.5% e tyre janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë dhe 23.4 % e të hetuar me masa të tjera sigurimi.

SPAK shkruan se numri total i personave në paraburgim për vitin 2024 është 2791 persona, ku vetëm 9.7% e tyre janë të hetuar nga Prokuroria e Posaçme.

“Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave.

Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë.

147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.

Raporti i të paraburgosurve:

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024.

Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%” shkruan SPAK duke e hedhur topin tek prokuroritë e rretheve.

SPAK bën bilancin përgjatë 2024: Hetohen 629 persona, në paraburgim 270

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit