-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji nga burgu: Rama, qyqe autokratuci nuk merret me folenë e tij që kutërbon krim e korrupsion

Kryesoret

Ervin Salianji ka reaguar nga burgu me anë të një postimi dhe i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij se ka darkuar me 100 të rinj dhe të reja të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Salianji shprehet se metaforat dhe alegoritë janë pjesë e armatimit në fushatat elektorale, dhe sipas tij Edi Rama me gjuhën fyese ka sigmatizuar gjithë popullin demokrat.

Ai shprehet se Rama ka sjellë varfëri, korrupsion dhe krim dhe sipas tij me 11 maj sezoni i tij do ketë mbaruar.

“Nuk merret me folenë e tij që kutërbon krim e korrupsion, por synon e sulmon foletë e tjera. Qyqe autokratuci së fundmi u mburr se paska futur kthetrat në folenë e demokratëve të rinj në Vlorë e paska marrë nga andej e paska rekrutuar disa syresh. E verteta e vetme ne deklarimin e tij ishte se socialistet ja kane shpifur dhe darka me e mire ishte me disa demokratë!
Kjo lojë e tij e vjetër, djallëzore dhe e pandershme konfirmon më së pari se ai nuk ka një alternativë. Nëse josh elementë nga kundërshtari, e bën me metodat e tij bizantine korruptive. Dihet mirë se kush i bashkohet, nuk shkon atje prej sharmit, tërheqjes, prej modelit qeverisës, apo prej vizionit që ai paska.
Një kryeministër që ka marrë gjithë pushtetet në vend, e ka sigurisht të lehtë të bëjë “anetarësime të reja”.
Po hipokrizi më të madhe se sa kjo nuk ka.
Tërë ditën e ditës fyen demokratët, i cilëson qorra, bufa kenete, pisanjosë, që s’kanë lidhje me qytetërimin, ndërkohë që nëse grepi i tij kap dikë, papritur e nxjerr prenë në një dritë tjetër, dhe shpall gjithë respektin e adhurimin për të. Për atë që deri dje ishte llum.
Kapërximi, nën joshje, blerja, bën sipas Ramës që balta e llurba të shndërrohen në xhevahir.
Qyqe autokratuci me këto metoda dëshmon dhe një herë se kërkon të mbajë pushtetin me çdo kusht.
Ai nuk ka një bilanc e një program, por ka një strategji për të sulmuar, për të goditur, e për të dobësuar kundërshtarin.
Futja në folene e tjetrit nuk ka qënë as në zakonet e normat tona. E dënueshme edhe nga librat e shenjtë që autokratuci i citon kur ja do nevoja, nga traditat, nga kanuni, nga kultura jonë.
Po për të mbajtur karrigen, ai është gati t’i shkelë të gjitha.
I fundit që mund të bëjë dikë për vete politikisht në këtë vend është Edi Rama. “, shkruan Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit