Një 27-vjeçar u arrestua në Tepelenë pasi ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Blic 34”. Policia e Gjirokastër në bashkëpunim me atë të Tepeleën arrestoi 27-vjeçarin.
27-vjeçari me iniciale G.G., është me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.
Ndërsa veprimet e mëtejshme procedurale për 27-vjeçarin do të kryhen nga DVP Tiranë.