Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në gjykatë kërkesën që kryeministri Albin Kurti të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dësjmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kjo kërkesë është dorëzuar që javën që kaloi dhe nëse gjykata e pranon, Albin Kurti duhet të paraqitet vullnetarisht për dhënie të dëshmisë.
Nëse nuk paraqitet atëherë urdhri i Gjykatës i dorëzohet edhe Policisë, e cila më pas duhet ta ekzekutojë urdhrin për ta sjellë atë për të dhënë dëshminë.
Nëse gjykata do ta pranojë kërkesën, veprimet procedurale do të fillojnë të merren në javën e parë të marsit.