Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës përgjatë vitit 2024.Prokuroria gjatë 2024 ka kryer hetime ndaj 629 personave, ku 236 ose 37.5% janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ndërsa 246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë. Gjithashtu 147 persona ose 23.4% janë te hetuar me masa të tjera sigurie.
Ndërsa sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024.
Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%
