Një masë e ftohtë siberiane do të depërtojë në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të ulëta.
Për pasojë bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të ketë në zonat Lindore të Shqipërisë duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.